TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2024, 07:21

Trafikanti u përplas me policinë, publikohet foto e pakos me kokainë që iu gjet në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Trafikanti u përplas me policinë, publikohet foto e pakos me

Publikohet foto e pakos me kokainë që u gjet në makinën e Enea Sulejmanit mbrëmjen e djeshme. Ai nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar por duke  ecur mbrapsht rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur automjetin e shërbimit të policisë dhe goditur tre agjentët e antidrogës.

Policia e Tiranës ka dhënë edhe informacione zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë Lidhjes së Shkrimtarëve.

“Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë. 

Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. 

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje”, thotë njoftimi i Policisë.

 

kokaine enea sulejmani

Lini një Përgjigje