TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2023, 13:08

Presion i politikës ndaj SPAK-ut, Dumani: Kanë punën e tyre, asnjë zyrtar i lartë shkelës i ligjit s’ka ‘imunitet’ për ne!

Shkruar nga Pamfleti

Presion i politikës ndaj SPAK-ut, Dumani: Kanë punën e tyre,

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejton, është pyetur sa i takon presioneve që ushtrohen nga politika dhe sa ndikojnë ato në punën e tyre.

Në përgjigjien e tij, Dumani tha se nuk ndien asnjë presion, teksa shtoi se politika ka punën e vet dhe herë pas here edhe do ta sulmojë SPAK-un! Ai tha gjithashtu se askush nuk ka ‘imunitet’ për prokurorinë e posaçme dhe gjithkush ka shkelur ligjin do të hetohet.

Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm. Unë si drejtues por edhe prokurorët. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

dumani presioni politk spak

Lini një Përgjigje