
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Teska shprehu ngushëllime për familjarët, Begaj tha se Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.
Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, tha Begaj.
Lini një Përgjigje