TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 13:53

Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës: Dhashë informacione mbi çështjen!

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli del pas 3

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli është paraqitur sot, 31 tetor, në Prokurorinë e Tiranës, ku ka qëndruar rreth 3 orë.

Pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë, Pacolli bëri me dije për mediat se është thirrur si person që ka informacion mbi çështjen e aeroportit të Vlorës dhe në përgjigje të kallëzimit të bërë nga shtetasi Valon Ademi.

"Isha për të dhënë dëshmi, përgjigjen penale që ne kemi parashtruar, si person i informuar, që të tregoj kronologjinë e çështjes. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur! Unë isha praktikisht si person i informuar për të dhënë informata”, tha Pacolli.

Biznesmeni hodhi poshtë çdo aludim se qeveria shqiptare ka lidhje në këtë çështje.

“S’ka qeveria këtu asgjë, është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria!”, tha Pacolli.

Po cili është thelbi i konfliktit me Valon Ademin?

“E kam lënë në duart e gjykatës, besoj shumë në drejtësi dhe në vendimet gjyqësore”, u përgjigj biznesmeni.

Lini një Përgjigje