TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 15:19

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje...

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku u paraqit në SPAK pasditen e së premtes. Balluku është thirrur nga Prokuroria Speciale, ndërsa gjatë raportimit në Parlament, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pohoi se zv.Kryeministrja është në hetim.

Balluku është paraqitur në SPAK me mbrojtësit e saj ligjorë . Pak më herët në Prokurorinë Speciale shkoi Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, e cila duket se do të jetë një prej avokatëve të saj.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje. Në momentin e hyrjes në SPAK, zv.Kryeministrja ka shmangur komentet për mediat. 

PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Belinda Balluku prej 2019 mban postin e zv.Kryeministres, si dhe ministre e Infrastrukturës.

Balluku në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte drejtuese politike e PS-së në Qarkun e Fierit, atje ku siguroi 12 mandate për forcën politike që përfaqëson, një rezultat rekord në të gjithë historikun e zgjedhjeve në qarkun e dytë më të madh në vend.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

 

2 Komente

  1. U
    UK ????????

    Cne me kostum edhe atlete te lira pa shum bizhuteri. E rhjesht para spak

    1. T
      Tarrasi

      cfare diskutoi me ato koleget e Spakut? ????

      Lini një Përgjigje