Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozituar një rekurs kundër vendimit të 19 nëntorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij.
“U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën.
Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin”, u shpreh avokati.
Meta qëndron prej 3 muajsh në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për "korrupsion", "pastrim të parave" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë".
Lini një Përgjigje