TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2025, 10:47

Abuzoi me fondet e SASPAC, GJKKO rrëzon Beqajn; ish-ministri ngelet në burg

Shkruar nga Pamfleti
Abuzoi me fondet e SASPAC, GJKKO rrëzon Beqajn; ish-ministri ngelet në
Ilir Beqaj

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC.

Kërkesa e ngritur nga avokati i Beqajt argumentonte se ish-ministri, njëkohësisht ish-drejtori i SASPAC, nuk është marrë si i pandehur nga SPAK dhe nuk paraqet rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se është treguar bashkëpunues gjatë procesit.

Gjykata, me gjyqtaren Rudina Palloj në krye, vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë gjatë seancës që nisi në orën 09:30 të mëngjesit.

Vendimi i GJKKO vjen vetëm dy ditë pasi edhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e ngritur nga Beqaj mbi masën e sigurisë “Arrest me burg”

Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK, si pjesë e hetimeve të drejtuara nga prokurorja Elida Kaçkini mbi dyshimet për abuzime me fondet publike të programit SASPAC. Hetimet për këtë çështje po vijojnë, ndërsa Beqaj mbetet në paraburgim.

ilir beqaj saspac

Lini një Përgjigje