TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2023, 11:47

Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve në Fier, arrestohen 5 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve në Fier, arrestohen

Reshjet e shiut që përfshinë vendin pas mesnate kanë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Fier, Patos, Vlorë, Selenicë dhe Tepelenë.

Kujtojmë dje u rrezikuan puset e naftës së Albpetrolit dhe nëstacioni elektrik në Patos. Po kështu një sipërfaqe e madhe me pisha u dogj në pyllin e Darezezes dhe ne Peshtan të Fierit.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri në gjithë qarkun e Fierit duke vënë në vështirësi edhe sherbimet zjarrfikese dhe efektivët e policisë. 

Dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 9 rasteve.

Konkretisht, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-u arrestua shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në pyllin e Darëzezës;

-u arrestua shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 50 hektarë me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë në këtë zonë;

-u arrestua shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 12 dynum me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë;

-u arrestua shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-u arrestua shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën serat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje