Zjarri në fabrikën e bojërave në Maminas është shuar përfundimisht në orët e para të mëngjesit.
Objekti është ftohur dhe grupin hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Hetimet i drejton prokuroria e Durrësit dhe Flora Reka është prokurorja e cila është në krye të hetimit të çështjes.
Grupi hetimor ka specialistë të luftës kundër zjarreve, ekspertë policie të luftës kundër krimeve, specialistë zjarrfikës etj.
Sipas rojes që ka konstatuar i pari zjarrin rezulton se ai ka ardhur nga brenda. Por nuk përjashtohet edhe ndonjë shkak i jashtëm.
Pronari ka deklaruar për policinë se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.
Lini një Përgjigje