
Porositë e Ramës dhe Prodës eksitojnë policët, në sulm ndaj qytetarëve...
Shqipëria është kthyer në një shtet privat të Edi Ramës. Teksa Babloku del përditë në media dhe jep urdhra të prishen objekte, të hiqen, çadra dhe të arrestohen ata që parkojnë makinat dysh, duket se policët janë hedhur në aksion pa pyetur për ligj dhe rregull.
Teksa në Sarandë po bëhet nami, ku plagosen njerëz, rrihen pushues dhe ka shpërthime tritoli, policia e Ilir Podës është hedhur në sulm të arrestojë njerëz për parkim të gabuar.
Deklarata e kryepolicit u mor me shaka kur tha se do të quhet vepër penale një gjë e tillë, por duket se jo vetëm që ka procedime, por policia ka rritur kulmin duke masakruar qytetarët.
Sipas një denoncimi te “Jeta Osh Qef”, një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është arrestuar me dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar gabim.
Sipas informacioneve, riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij. Ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë.
Pamjet tregojnë të riun teksa proteston me zë të lartë: “Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin!”.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se ndërhyrja e policisë u shoqërua me agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.
Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën si po ushtrohet forca nga strukturat e rendit, sidomos kur qytetarët përpiqen të dokumentojnë sjelljen e tyre përmes telefonave.
Pas publikimit të këtij materiali nga JOQ Albania, djali i prekur i'u drejtua me një letër të hapur media-ve:
Letra e plotë:
I përhumbur në tymnajën e historisë më të genjeshtërt në jetë, një dore në allçi për 6 javë dhe një imazhi të denigruar padrejtësisht!
Ju rrëfej ngjarjen time dhe jo të atyre që xhirojnë nga ballkonet, “profesionalizmi” i të cilëve lë për të dëshiruar...
Unë jam ai djali që sipas jush kam parkuar makinën keq dhe më dhunoi policia për rezistencë.... a thoni vallë?! E vërteta është që unë shkoj në punë me autobus dhe vij me autobus, makinën e kam të parkuar poshtë shtëpisë prej të djelës (në lagje, pa penguar qarkullimin e askujt dhe lehtësisht e provueshme), ndaj për cilin parkim dysh po flisni?! Ajo që ju NUK KENI mundur dot të shihni është telefonata ime drejt 112 për të denoncuar të njëjtët cuba në uniformë për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara (dhe kjo lehtësisht e gjurmueshme për shkak se thirrja zgjati thuajse një minutë dhe drejt numrave të emergjencës thirrjet regjistrohen).
Komentuesit, ashtu si dhe burimi i informacionit - gjysmak, arritën në konkluzione, urime e mallkime, po gjysmake! Shumë prej jush më treguan për emancipimin dhe qytetarinë pa ditur asgjë për mua...
Ju keni parë momentin kur më marrin me dhunë telefonin tim për të mbrojtur kapelën e tyre dhe në ASNJË MOMENT interesin e secilit prej jush në komente!
Sa për qytetarinë, jam rritur nga dy prindër që qytetarinë ma kanë brumosur që fëmijë, dhe ajo që bëra ishte pikërisht kjo, një akt qytetar kur sheh që po bëhet një padrejtësi ndaj qytetarëve të tjerë!
Gabimi im i djeshëm?! Si qytetar këmbësor po denoncoja sjellje abuzive të uniformave dhe e gjitha mu kthye si bumerang, me një mori gënjeshtrash e informacioni të pavërtetë!
Ajo që mësova?! Është më mirë të bëj indiferentin karshi padrejtësive që vërej, ashtu si shumica e njerzave!
Me respekt:
J. K.
Lini një Përgjigje