TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2023, 22:13

“Po të të donin të vdekur, të kishin vrarë”/ Habit avokati: Kushërinjtë Maja s’janë viktima, po kërkojnë dëmshpërblim nga fisi Rraja

Shkruar nga Pamfleti

“Po të të donin të vdekur, të kishin

Avokati Saimir Vishaj u përplas në një emisionin televiziv me Jashar Majën i cili bashkë me kushëririn e tij u dhunuan pak kohë më parë nga fisi Rraja.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Visha deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj fisit Maja nga fisi Rraja në Krujë nuk ishte dhunë barbare siç e cilësojnë.

Ndërkohë Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Vishaj më pas ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë sic pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.

Pjesë nga debati në studio:

Vishaj- Ti je viktimë? Ke qenë aty? Ka dashur njëri të të vrasë, të ka qëlluar njëri në kokë ty?

Maja – Unë kam fraktura edhe sot të dukshme.

Vishaj – Ça frakturash, ti kërkon dëmshpërblim, ça viktime je ti? Kaq.

Maja – Zotëri  nuk i kam kërkuar kujt dëmshpërblim, kam kërkuar të drejtën time.

Vishaj- Ça të drejte kërkon ti, je gjallë, po të donin të vrisnin të kishin vrarë.

vishaj rraja

Lini një Përgjigje