TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2023, 13:53

“Po ndërtoj pallat me Tom Doshin”, zbërthehet para gjykatës mashtruesja "570 mijë euro": Më morën peng!

Shkruar nga Pamfleti

“Po ndërtoj pallat me Tom Doshin”, zbërthehet para

Gjykata e Tiranës ditën e sotma ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për mashtruesen Milena Deraj 30 vjeçe.

Në gjykatë, ajo ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë.

Para trupës gjykuese, Milena Deraj tha se ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me pistoletë në kokë.

Milena Deraj përfitoi 570 mijë Euro në dy raste të ndryshme mashtrimi. Ajo ka mashtruar edhe familjen Verracaku duke i marrë 340 mijë Euro. Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.

30-vjeçarja që mashtroi familjen Verracaku në Shkodër për çështjen gjyqësore ka rrëfyer në polici se Tom Doshi e kishte thirrur në zyrë për ta pyetur nëse ia njihte borxhin ndaj familjes që i kishte dhënë paratë.

Ndërsa ka udhëtuar drejt Shkodrës bashkë me disa persona ajo ka thënë në polici se i ka dëgjuar të flisnin në telefon me Tom Doshin, ndërsa më pas ka thënë se vetë kreu i PSD e ka thirrur në zyrën e tij në rrugën e Durrësit.

“Ka shtuar se 3 ditë përpara datës 12.05.2023, e ka marrë në telefon z.Tom Doshi për ta pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vëllezërve Ferracaku dhe meje. Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e Ambasadave në zyrën e tij. Ai e ka pyetur nëse ja njeh borxhin apo jo, ajo është përgiigjur se do ja kthente paratë” thuhet në dosje.

Por në anën tjetër, këto deklarata duhen marrë me rezerva. Pasi ka dhënë paratë dhe kur u shtuan dyshimet se Milena Deraj ishte një mashtruese, familja Verracaku është interesuar dhe ka komunikuar vetë me Tom Doshin, që i ka thënë se gruaja është një mashtruese dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me të.

“Janë interesuar të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se cfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këte te fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe kur e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër, por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë së bashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me te. Pas disa ditësh datën nuk e mban mend fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar prane zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës qe ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhie me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndërtimin e një pallati me Tom Doshin” thuhet në rrëfimin e gruas që ka prezantuar mashtruesen Milena Deraj me familjen Verracaku.

Përmendja e emrit të Tom Doshit duket se ka qenë një mënyrë e mashtrueses për të rritur pazarin. Në fakt, kur është marrë në pyetje, Deraj ka thënë se 200 mijë euro nga shuma që u kishte marrë familjes Verracaku i kishte investuar në Salari të Tepelenës ku po ndërtonte një shtëpi guri.

30-vjeçarja kishte premtuar familjes Verracaku se do gjente dy avokatë të suksesshëm për të zgjidhur çështjen dhe për të ndikuar në një vendim gjyqësor për të hequr burgimet e përjetshme.

Mirëpo asgjë e tillë nuk ndodhi dhe familja Verracaku kanosën me vetëgjyësi Milena Derajn. Kjo e fundit bëri denoncim në polici pasi u ndje e kërcënuar. Autoritetet i kanë shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku. 

Ndërsa më përpara, 30-vjeçarja kishte mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë Euro me premtimin se do t’i investonte paratë në bono thesari.  Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici. 

milena deraj tom doshi

Lini një Përgjigje