TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 22:42

“Po hetojmë çështje të përbashkëta me FBI-në”, Dumani mesazh Ramës për dosjen “McGonigal”?

Shkruar nga Pamfleti

“Po hetojmë çështje të përbashkëta me

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani foli për prezencën e DEA-s amerikane dhe FBI-së në SPAK dhe për pjesëmarrjen e tyre në hetimet që institucioni që ai drejton zhvillon brenda dhe jashtë vendit.

Dumani foli për hetime të përbashkëta që po zhvillon me FBI-në, teksa theksoi se aktualisht kanë të hapur çështje ku janë cenuar interesat e dy shteteve, SHBA-së dhe Shqipërisë.

Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë. Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje