
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi tha se ajo që po ndodh në ambientet e News24 nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit, por me cënim të medias së lirë.
Sipas Maliqit, nëse do të kishte një vendim gjykate këtu duhet të vinte zyra e përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe për t’i lënë një afat.
Ai tha gjithashtu, se këtu janë disa forca policie që zbatojnë urdhra politikë të Ramaduros.
“Kordoni i policisë tregon sikur ka një skenë krimi dhe ndalimi i medias tregon sikur ka rrezik, veprim antiligjor. Nëse do të kishte një vendim gjykate këtu duhet të vinte zyra e përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe për t’i lënë një afat. Këtu janë disa forca policie që zbatojnë urdhra politike të Ramaduros. Nëse do të kishte një urdhër përmbarimi të jeni të bindur që për 30 minuta kjo duhet të ishte liruar po të ishte fjala për ligj. Por këtu bëhet fjalë për Maliq.
Nëse cënohet media e lirë është cënuar çdo gjë. Ndaj jemi këtu. Media është ajo që ka denoncuar në kohë reale lidhjet e krimit, karteleve. Kjo duket që është politikisht. Reagimi duhet të jetë i madh kur goditet media goditet demokracia”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje