
Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se dështimi i atentateve të pretenduara ndaj dy prokuroreve, asaj të Lushnjë dhe të SPAK ka ardhur në radhë për shkak të mungesës së guximit të tyre për ta finalizuar këtë plan.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai tha se në frenimin e këtij plani ka ndikuar edhe arrestimi i Laert Haxhiut në Janinë, që siç tha është një nga njerëzit më të rrezikshëm në 10 vitet e fundit në Shqipëri.
“Doloreza Musabelliu ka qenë shumë e guximshme në dosjen e Laert Haxhiut, pasi ka kërkuar dënimin maksimal për 2 miqtë e Haxhiut. Diçka i ka frenuar, ndoshta edhe fakti që ai u arrestua në Janinë, që i ka çliruar edhe anëtarët e bandës të flasin. Nëse ai do ishte jashtë nuk do kishim të penduar. Ai ka dhënë detaje të ndjekjes së bashkëshortit, të vajzës, kanë studiuar rutinën dhe momentet ekzakte kur donin të finalizonin ekzekutimin. Laert Haxhiu është një nga njerëzit më të rrezikshëm që ka pasur Shqipëria në 10 vitet e fundit”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje