
Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje në lidhje me planin e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për vrasjen e një prokuroreje të SPAK.
I ftuar në emisionin “Open", gazetari u shpreh se deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, duhet të merren me rezerva pasi sipas tij ky i fundit është një konsumues i lëndëve narkotike, më konkretisht heroinës.
Kasapi shtoi se pas deklaratës së tij për policinë, Tafanit i është dhënë një dozë metadoni, substancë kjo që përdoret nga përdoruesit e heroinës ose ata që tentojnë të lënë këtë drogë në mënyrë që të shmangin krizat.
“Unë i marr me rezerva deklaratat e Tafanit se nëse bëhet fjalë për eliminimin e prokurorëve duhet të kuptojmë që Laert Haxhiu apo Tafani apo të gjithë personat e tjerë që ka përmendur kanë pasur mundësinë të bëjnë diçka të tillë. Tafani duke qene një person konsumues heroine, droge dhe në momentin që ka dhënë dëshminë e tij para oficereve të policisë apo prokurorisë lidhur me vrasjen e Alban Semakut apo “kinezit” ish anëtar i bandës së Lushnjës dhe pasi ka kërkuar metadon dhe pasi i është dhënë metadoni atëherë ka filluar të flasë, nuk jam unë personi që mund të them nëse është në tejkalim të kompetencave të ligjit. Sa i takon vrasjes së prokurorëve aq më tepër një prokurore të SPAK dhe më pas të një ish prokuroreje unë mendoj se kanë pasur gjatë gjithë kohës ta bëjnë diçka të tillë”, u shpreh Kasapi.
Eni Vasili: Ju po thoni që Tafani është penduar nën efektin e metadonit?
Kasapi: Po i është dhënë metadon. Ai si një përdorues heroine ka qenë duke dëshmuar për vrasjen e Semakut. Për disa vrasje, që kanë dalë 2 në Greqi, 4 në Shqipëri policia ka pasur të dhënat. Por në momentin që një personi që është nën efektin e drogës, kërkon heroinë, tregon një vrasje dhe më pas i jepet metadon unë kam pikëpyetje.
Eni Vasili: Kjo është e rëndë dhe unë pres nga përfaqësues të ministrisë që të japin shpjegim për këtë
Kasapi: Këto janë informacione që kanë dalë.
Lini një Përgjigje