TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 21:36

Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ: Votuan mbi 42 për qind e shqiptarëve, rënie nga 2021-shi!

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ: Votuan mbi 42 për qind e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sot, më 11 maj 2025.

Sipas KQZ-së, përqindja e pjesëmarrjes së votuesve brenda vendit ka arritur në 42.16%, një shifër që reflekton aktualisht një rënie të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 2021, që ishte afërsisht 46 për qind.

Përafërsisht rezulton se sot votuan mbi 1.5 milionë zgjedhës, ndërkohë që rreth 195 mijë i dërguan votat me postë nga diaspora. 

Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 46.15 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora.

Pjesëmarrje shumë e madhe e votuesve në Diasporë ndërkohë, me 79.24%

Ndërkohë që kutitë e votimi kanë mbërritur në vendet e numërimit dhe pritet që të nisë procesi së shpejti.

Lini një Përgjigje