
Një ngjarje e frikshme ndodhi pasditen e sotme në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.
Në ato momente, aty gazetari i TCH, Artur Bibe po bënte një intervistë live me dhe kandidatin e PS-së për zonën, Vasil Llajo të cilët ndërhynë për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje