
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë vendin, ka nisur menjëherë procesi i transportimit të kutive të votimit drejt qendrave të numërimit nën masa të rrepta sigurie.
Mbi 5,000 efektivë të policisë janë angazhuar për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore në zonat e numërimit.
Ndërkohë sa i përket votimit elektronik, nga informacionet e deritanishme përgjigjet e rezultatit do të dalin menjëherë, por KQZ ka vendosur që t’i bëjë publike mëngjesin e së hënës.
Për Vorën, anëtarët e KZAZ thonë që KQZ ka urdhëruar operatorët teknik mos printojnë rezultatin e pajisjeve të votimi elektronik,
Procesi i numërimit të votave pritet të fillojë menjëherë pas mbërritjes së kutive në qendrat e numërimit, me vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR që monitorojnë nga afër mbarëvajtjen. Rezultatet paraprake pritet të publikohen gjatë orëve të ardhshme, ndërsa kreu i misionit monitorues të OSBE/ODIHR, Lamberto Zannier, ka deklaruar se një raport përfundimtar për procesin zgjedhor do të prezantohet nesër.
Lini një Përgjigje