
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të, gjithë fituesit e lotarisë amerikane #DV2026.
Në njoftim, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, nëse rezultojnë të përzgjedhur në faqen zyrtare dvprogram.state.gov/ESC, të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të plotësojnë aplikimin DS-260 në mënyrë elektronike.
Ambasada thekson se përzgjedhja nuk garanton automatikisht një intervistë apo vizë për emigrim. Procesi vijon me verifikime të mëtejshme dhe dokumentacion të saktë.
“Nëse e keni kontrolluar statusin tuaj # DV2026 në http://dvprogram.state.gov/ESC/ dhe keni parë që jeni përzgjedhur, ndiqni udhëzimet dhe plotësoni aplikacionin online DS-260. Mos harroni, përzgjedhja nuk garanton një intervistë ose një vizë”, njofton ambasada.
If you checked your #DV2026 status at https://t.co/EL8Z5ZgNek and see you were selected, follow the instructions and complete the online DS-260 application. Remember, being selected does not guarantee an interview or a visa. @TravelGov pic.twitter.com/qO9JqjYupa
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) May 12, 2025
Lini një Përgjigje