TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2025, 08:54

Përurimi i Papa Leonit të XIV, Presidenti Begaj kryeson delegacionin shqiptar në Vatikan

Shkruar nga Pamfleti

Përurimi i Papa Leonit të XIV, Presidenti Begaj kryeson delegacionin

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë sot në ceremoninë e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV në Vatikan.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Presidenti Bajram Begaj dhe në përbërje janë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri.

Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Lini një Përgjigje