
Ai theksoi se kishte shpenzuar mbi një vit duke studiuar tregun dhe mundësit për të investuar në Mesdhe dhe Shqipëria i doli të ishte vendi perfekt.
Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe njëkohësisht CEO i Affinity Partners, Jared Kushner, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend thesar.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në forumin ndërkombëtar ekonomik për të ardhmen e Europës, Kushner u ndal edhe te projekti i Sazanit. Ai theksoi se kishte shpenzuar mbi një vit duke studiuar tregun dhe mundësit për të investuar në Mesdhe dhe Shqipëria i doli të ishte vendi perfekt.
“Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri... Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”, tha ai.
Ai theksoi se ky projekt është spektakolar dhe do të zhvillojë edhe Mesdheun dhe do të sjellë përfitime për Shqipërinë.
“Do sjellë rritje ekonomike, kam marrë reagime shumë të mira nga Shqipëria. Mendoj se është një vend thesar. Ne kemi marrë inxhinerët më të mirë në Europë, për të na ndihmuar, do të sigurohemi që do ta mbrojmë vërtet mjedisin. Teksa shohim projektin, është shumë e rëndësishme të kuptosh sesi e kemi kapur mjedisin natyror dhe e kemi përqafuar atë. Sa i përket lokacionit dhe vendndoshes, ky projekt është 60 milje nga Italia, 6 milje nga Korfuzi. Do jetë 10 minuta larg me makinë nga pikat e Shqipërisë, e zhvillon shumë edhe Mesdheun”, theksoi Kushner në video-mesazhin e tij.
Lini një Përgjigje