TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2025, 13:38

Fitorja e PS, Linda Rama thyen heshtjen: Jam entuziaste, shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë!

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e PS, Linda Rama thyen heshtjen: Jam entuziaste, shqiptarët i
Edi dhe Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar ka folur edhe për fitoren e zgjedhjve të 11 Majit.

Teksa vuri theksin te lobimi i saj i fortë për rritjen e angazhimit të të rinjve dhe grave në shoqëri, ajo rrëfeu se është tejet e entuaziaste për këtë mandat të Edi Ramës.

“Unë mendoj se me të gjitha publikimet që kam nxjerrë, projekte e diskutime, por edhe duke ruajtur atë lloj trysnie timen mbi Edin, përpiqem të sigurohem që gratë, të rinjtë të marrin sa më shumë vëmendjw nga qeveria e politikbërësit. Më duhet të eksploroj më tej, Edi është tashmë në mandatin  katërt. Jam shumë entuziaste, e mallëngjyer thellësisht sepse ndjeva sikur po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’92-in për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Duket sikur një fill po lidhet pas kaq shumë vitesh, shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë. Një përgjegjësi e jashtëzakonshme, ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e ka dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë të çelin një shteg krejt të ri, me një nivel tjetër angazhimi.”

Lini një Përgjigje