
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë një pasqyrë mbi atë që ndodhi në zgjedhjet e 11 majit, kryesisht në lidhje me ndikimin e eksponentëve të krimit gjatë fushatës dhe në votimeve.
Sipas Lalës, janë 39 dosje penale që lidhen me hetimet për krimet zgjedhore, dhe shpreson që të zbardhet e vërteta, pasi nuk është ky vullneti që kanë dhënë shqiptarët, duke iu referuar rezultateve të paprecedentë në disa qarqe, si Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
“Janë 39 çështje penale që po hetohen, kryesisht për korrupsion në zgjedhje, ka pasur kontrolle në disa qarqe. Në Fier u arrestua babai i një kandidateje të PSD-së. Në Shkodër u sekuestrua celulari i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Rama dhe Doshi në fushatë i tërhoqën vëmendjen kryetarit të Vaut të Dejës. SPAK ka dyshime të forta që mund të jetë përfshirë në favor të votës së PSD-së. Por ajo që më bën përshtypje, deri më tani nuk ka çështje që lidhen me PS. Ne duhet t’i përcjellim publikut të gjithë atë që kemi parë, pasi realisht e gjithë administrata ishte e përfshirë në fushatë, duke punuar për PS. Po ashtu, jeni përdorur asetet publike. Ka patur edhe njerëz të botës së krimit të përfshirë në zgjedhje, në Durrës, Shkodër, por edhe Elbasani e Fieri. Nuk ka ndikuar në pamje të parë dhe nuk janë identifikuar, por kanë gjetur forma.
Në Durrës, Arkend Balla ishte kandidati i PS më i votuari, teksa në 2021 nuk kishte marrë më shumë se 2 mijë vota. Tani, 4 vjet më vonë, ai rezulton më i votuari edhe se vetë Kryeministri kur ishte në Durrës në 2021. Ky është një dyshim i fortë për krim zgjedhor. SPAK kishte bëri kontrolle edhe në disa lokale për kandidatin tjetër Ani Dyrmishi, pasi kishte dyshime se bota e krimit kishte lidhje me shtabin elektoral. Duhet të presim se çfarë do të zbardhet. Në Elbasan, kemi Sara Milan, që mori rreth 20 mijë vota. Është një votë ose e blerë ose e ndikuar nga krimi i organizuar, pasi ka një hetim për këtë çështje, nuk e them unë këtë. Një zonjë pa asnjë kontribut publik, pa asnjë kontribut në PS, befas merr më shumë vota se çdo kandidat tjetër. Fakti ulëret shumë fort. Ne kemi një doktor të nderuar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën publike, por edhe në atë politike tashmë, nuk shkon në Parlament, ndërsa kemi Zeqinë në Roskovec, që gjuhë vulgare do jetë në Kuvend. Uroj që 39 dosjet e SPAK të tregojnë të vërtetën dhe realitetin”, tha Lala.
Lini një Përgjigje