TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2025, 07:01

Si parashikohet moti për ditën e dielë, zonat ku priten reshje

Shkruar nga Pamfleti

Si parashikohet moti për ditën e dielë, zonat ku priten reshje

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se moti do të jetë kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje vranësirat pritet të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe lokale.

Era me drejtim jugperëndim - veriperëndim do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Deti parashikohet të ketë një valëzimi 1 deri 2 ballë.

Lini një Përgjigje