
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se në Policinë e shtetit frika e përgjimeve është shumë e madhe, saqë sipas tij, shumë funksionarë të lartë të policisë kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.
Në një intervistë për emisionin “Review” në ‘Euronews Albania’, Dervishi deklaroi se në historinë e përgjimeve nga Sky dhe EnchroChat janë implikuar punonjës të nivelit të lartë të policisë dhe këtë sipas tij e thonë ata që kanë parë dosjet.
“Frika për këtë historinë e përgjimeve është shumë e madhe. Aq e madhe saqë disa funksionarë policie të nivelit shefa krimesh e lartë kanë ikur jashtë shtetit të justifikuar se kanë sëmundje të pashërueshme. Ky nuk është numër një e dy, po është numër shumë i madh.
Kanë ikur jashtë shtetit duke u justifikuar se po kurojnë sëmundje të pashërueshme, kanë marrë raporte të gjata dhe ky është ai impakti i madh. Ata që kanë pasur mundësinë t’i shikojnë këto dosje flasin për implikim të nivelit të lartë në Policinë e Shtetit”, tha Dervishi.
Lini një Përgjigje