TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 22:22

Kush e ka radhën pas Berishës? Avokati: Janë bërë gati prangat për një funksionar, është tip sportiv dhe ndodhet jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën pas Berishës? Avokati: Janë bërë gati

Avokati Gentian Rumano tha në një intervistë se personi tjetër që pritet të arrestohet nga SPAK është tip sportiv dhe ndodhet jashtë shtetit.

Sipas tij bëhet fjalë për një funksionar të lartë, por përveç kësaj, avokati nuk dha të tjera të dhëna.

Ka disa të dhëna shumë të sigurta që është funksionar i lartë, ndodhet jashtë shtetit, tip sportiv”, u shpreh Rumano për “Review” në Euronews Albania.

Ndërkohë më herët, në po të njëjtin debat gazetari Ferdinand Dervishi tha se frika e përgjimeve është shumë e madhe edhe në Policinë e Shtetit, duke nënkuptuar se dhe zyrtarët e këtij institucioni i druhen lëvizjeve të SPAK.

Sipas tij, shumë funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.

Lini një Përgjigje