TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2025, 17:59

Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet, çfarë është pajisja “DPI” që Rama do ta fusë në përdorim në Shqipëri?  

Shkruar nga Pamfleti

Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet,

Duke e vendosur këtë pajisje tek kompanitë që ofrojnë internet, qeveria mund të përgjojë me detaje duke nisur nga kërkimet në motorët e ndryshëm të kërkimit e deri te përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale, duke pasur akses në tekste, mesazhe, video e më gjerë.

Mirupafshim privatësi dhe mirësevjen censurë. Mund ta themi me plot gojën se së shpejti lundrimi në internet, në vendin tonë mund të mos jetë më i sigurt dhe kjo jo për shkak të hakerave, por të qeverisë. Siç po flitet këto ditë, qeveria shqiptare po planifikon të përdorë një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), e cila përgjon gjithçka në internet.

Duke e vendosur këtë pajisje tek kompanitë që ofrojnë internet, qeveria mund të përgjojë me detaje duke nisur nga kërkimet në motorët e ndryshëm të kërkimit e deri te përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale, duke pasur akses në tekste, mesazhe, video e më gjerë.

Partia Demokratike doli sot me një deklaratë ku njoftonte për planet e qeverisë “Rama” për të përdorur DPI-në, e cila në vende me probleme me demokracinë, përdoret për censur.

Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë”, thuhej në një deklaratë të PD-së.

Duke përdorur si pretekst mbylljen e aksesit në aplikacionin “Tik-Tok”, qeveria mund ta përdori pajisjen DPI për gjëra shumë më të rrezikshme dhe të jashtëligjshme që cenojnë privatësinë e gjithsecilit prej nesh. Për të kuptuar më tej rrezikun e kësaj pajisje, po paraqesim më poshtë se çfarë është e aftë të bëjë.

Çfarë është DPI?

DPI (Deep Packet Inspection) është një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjetet e internetit. Ndryshe nga inspektimi i thjeshtë i “header-it” të një pakete, DPI shikon edhe përmbajtjen reale, që do të thotë: Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj). Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale. Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

Pse përdoret DPI?

DPI und të përdoret për qëllime dashamirëse si një mjet sigurie në rrjet për të zbuluar dhe përgjuar viruse, spyware dhe forma të tjera të trafikut keqdashës dhe përpjekjeve për ndërhyrje. Por mund të përdoret gjithashtu për aktivitete më të liga, si përgjimi dhe censura e sponsorizuar nga shteti dhe mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

Rreziqet për privatësinë e qytetarëve?

Mbikëqyrje masive: DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.

Shkelje e të drejtës për privatësi; Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.

Keqpërdorim i të dhënave; Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.

Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku; Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

Thënë të gjitha këto, nëse qeveria vendos të vendosë një pajisje të tillë tek ofruesit e shërbimit të internetit, (nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë tashmë), ne rrezikojmë të kthehemi në diktaturë, ku shteti kontrollon gjithçka edhe mendimet e njerëzve./Pamfleti

Lini një Përgjigje