
Përçarja e thellë brenda Partisë së Lirisë është reflektuar hapur edhe në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës.
Këshilltari Tedi Blushi i cili është emëruar Sekretar i Përgjithshëm nga Meta ka përzënë nga protesta Endrit Braimllarin, i cili u detyrua nga Meta të japë dorëheqjen si nënkryetar Partie. Edhe pse të dy janë këshilltarë, Blushi ka shmangur tërësisht Brahimllarin duke e larguar.
Më herët Braimllari ka deklaruar se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë.
Lini një Përgjigje