TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 12:34

Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Shkruar nga Pamfleti

Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka tentuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë.

Me një flamur kombëtar në dorë, Tedi Blushi është hedhur mbi efektivët e policisë për të çarë kordonin e policisë. 

Protesta e opozitës ka shënuar tensione edhe ditën e sotme ku janë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës, nga radhët e opozitës, Dorian Teliti i ka bërë thirrje policisë që të lejohen që të hyjnë brenda institucionit.

tedi blushi protesta bashkia tirane

Lini një Përgjigje