TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 22:02

"PD ka një mpirje", Erl Murati: S'ka furtunë nëse nuk ikën Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
"PD ka një mpirje", Erl Murati: S'ka furtunë nëse
Erl Murati

Gazetari Erl Murat, u shpreh se fjala “furtunë” në PD merr kuptim vetëm nëse ka ndryshim në lidership, pra të kryetarit, çdo ndryshim tjetër, që nga nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm apo gjithë të tjerët, janë lëvizje kot, nuk mund të quhet furtunë.

Murati tha gjithashtu se ka një mpirje të PD-së dhe kjo vjen për shkak se të gjithë në PD, që nga i dyti deri te roja i godinës, janë me sytë nga i madhi, nga Berisha.

“Nuk besoj që PD dhe opozita në tërësi ka pritur që ndryshojë diçka thelbësore nga SHBA në raportin e saj që ajo ka me pushtetin dhe zgjedhjet në tërësi. Berisha, sa herë që ka humbur zgjedhjet, të nesërmen thoshte kërkoj zgjedhje të parakoshme, është një gjë konstante që ai e ka mbajtur gjatë gjithë jetës së tij politike. Nëse priste ndonjë sinjal pozitiv nga SHBA, ka qenë para zgjedhjeve, flas këtu për heqjen e non gratës apo për vizitën e mundshme të një zyrtari amerikan që do të bënte në Shqipëri dhe do takonte edhe Berishën. Në momentin që ka ndodhur 11 Maji, mendoj se PD duhet të shohë përpara. Raporti i PD dhe opozitës në tërësi duhet të jetë me zgjedhjet e ardhshme, jo këto që ikën, pasi legjitimiteti i Kuvendit, me sa kam kuptuar, do të njihet, tesak thonë se do të hyjmë në Parlament.

Duket sikur ka një lloj mpirje në PD. Kjo vjen për shkak se të gjithë në PD, që nga i dyti deri te roja i godinës, janë me sytë nga i madhi, nga Berisha. Dilema është a do të shkohet në zgjedhjet e ardhme, qoftë edhe për ato vendore, me Berishën, kur ai është 82 vjeç, ndërsa në ato të pas 4 viteve do të jetë 86, apo do të ketë një garë për zëvendësimin, ku Berisha do bëjë një hap prapa? Furtunë në PD merr kuptim vetëm nëse ka ndryshim në lidership, pra të kryetarit. Çdo ndryshim tjetër, që nga nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm apo gjithë të tjerët, janë lëvizje kot, nuk mund të quhet furtunë. Patjetër që mund të ketë lëvizje dhe ndryshojnë emrat, por jo të ketë furtunë”, tha ai për "News24".

Lini një Përgjigje