
Një protestë në mbështetej të Palestinezëve në Gaza po zhvillohet pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Në këtë protetë është prezente aktivistja suedeze e njohur në mbarë botën Greta Thunberg, e cila ka mbërritur këtë të mërkurë në Tiranë.
Në deklaratën e saj, aktivistja suedeze theksoi gjendjen alarmante humanitare në Gaza, duke u shprehur se palestinezët ndodhen në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe po përdorin forcat e fundit për të kërkuar ndërgjegjësimin e botës.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes që është e pakthyeshme, ndërkohë që mijëra kamionë presin që të hyjnë dhe kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që lejoi Izraelin të kryejë këtë akt gjenocidial. Ky është vazhdim i politikave të paligjshme të Izraelit që ka shkatërruar furra buke për të vijuar fushatën e urisë ndaj Gazës.
Gaza është zyrtarisht në fazën e pestë të zisë së urisë. Ky lajm është therës. Kjo është një rrugë e urisë pa kthim. Kjo nuk është thjesht një krizë humanitare, është krim”, deklaroi nga Tirana aktivistja.
Prej tetorit të 2023 palestinezët në Gaza po përballen me sulme të njëpasnjeshme Izraelite. Gjendja është alarmante, teksa nuk po vrasin vetëm armët por edhe uria.



Lini një Përgjigje