TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 15:44

Afera e sterilizimit, ish-drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë me mesazh të koduar: Nuk dua të jem unë gomari...

Shkruar nga Pamfleti

Afera e sterilizimit, ish-drejtori i Ministrisë së

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur mbrojtja e të pandehurve në procesin gjyqësor për koncesionin e sterilizimit, pasi SPAK shpalli pretencën për dënimet e kërkuara. Ky proces zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa pjesa tjetër e të akuzuarve po gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme, një moment i pazakontë erdhi nga Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili duke kërkuar pafajësinë e tij solli një anekdotë përpara trupës gjyqësore:

“Lexova një anekdotë para disa ditësh. Mori flakë pylli dhe u mblodhën të gjitha kafshët. Thanë: ‘Na dënon Zoti se kemi bërë shumë mëkate’. Luani pranoi se kishte ngrënë shumë prej tyre, ujku dhe dhelpra gjithashtu. Kur erdhi radha e gomarit, ai tha: ‘Pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe shkova e hëngra’. Të gjitha kafshët thanë: ‘Ky është gabimi më i rëndë!’ dhe e dënuan gomarin.”

I pyetur se çfarë donte të thoshte me këtë shembull, Kadiu u përgjigj: “Kërkoj të mos jem unë gomari!”

Sipas tij, akuzat për shpërdorim detyre janë të pabazuara pasi ai nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në procedurat e koncesionit dhe kërkoi që gjykata ta shpallë të pafajshëm.

Ky proces gjyqësor, i njohur si një nga çështjet më të rëndësishme të SPAK në fushën e shëndetësisë, pritet të mbyllet me vendimin e gjykatës pas dëgjimit të mbrojtjes së të gjithë të pandehurve.

Lini një Përgjigje