TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 14:57

I dha telefonin Erion Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK merr të pandehur edhe një polic burgjesh

Shkruar nga Pamfleti

I dha telefonin Erion Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK

SPAK ka marrë të pandehur një polic burgjesh, i cili dyshohet se i dha celularin kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë kohës që ishte i arrestuar.

Mësohet se polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë. Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 Mars 2025.

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen e Veliajt. Edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës është marrë i pandehur dhe iu komunikuan 4 akuza.

 

Lini një Përgjigje