
Mirton Lika, bashkëpronar i “Sky Tower” është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hetimet në dosjen e Erion Veliajt.
SPAK i ka komunikuar akuzën “fshehje e te ardhurave” biznesmenit, Mirton Lika.
Në bazë të hetimeve rezulton se Lika i ka dhenë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, por SPAK dyshon se është veprimtarine paligjshme.
Bëhet fjale për një zyrë në godinën “Sky Tower” në zonën e Bllokut, ku u ushtruan kontrolle përpara disa muajsh nga agjentët e BKH.
Ajola Xoxa në këtë godinë zoteronte disa zyra për disa aktivitete të saj nga galeria private “Harabel” te zyra juridike “Partners Low”.
Lini një Përgjigje