
Vijon të jetë intensiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, ndonëse ditën e djeshme ndërhynë nga ajri edhe dy avionë të ardhur nga Greqia për të shuar flakët.
Zjarri i është afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë duke e vënë në rrezik, ndrërsa forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.
Ndërkohë, edhe ditën e sotme pritet të rinisë ndërhyrja nga ajri me dy avionët e ardhur nga Greqia, të cilët punuan për të shuar flakët edhe dje. Përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Bashkimi Evropian ka sjellë flotën e saj për të shuar zjarret në vendin tonë.
Tre avionë Canadair janë angazhuar deri më tani në operacion, dy prej të cilëve të ardhur nga Greqia, të angazhuar për të shuar zjarrin në Dukat, ndërsa një tjetër nga Italia në Parkun Kombëtar të Lurës. BE theksoi gjithashtu se është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje nëse do të jetë e nevojshme.
Lini një Përgjigje