
Mali i Dukatit vijon ende të jetë nën 'pushtetin' e flakëve.
Situata e zjarrit është përkeqësuar dhe flakët kanë avancuar në drejtim të një stani, fare pranë shtëpive. Bashkë me forcat zjarrfikëse, janë bashkuar në ndihmë të zjarrfikësve edhe banorë të zonës për të shuar flakët.
Ndërkohë po punohet edhe nga ajri për të shuar flakët, me helikopter dhe dy avionë të ardhur në ndihmë nga Greqia. Flakët rrezikojnë edhe Parkun e Llogarasë, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Lini një Përgjigje