TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 08:08

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt
Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten sot në orën 11:00.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për  korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.

erion veliaj spak

Lini një Përgjigje