TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 16:03

Përplasja Lapaj-Shabani, Ben Andoni: Dëmtuan rëndë imazhin e forcave të reja politike

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Lapaj-Shabani, Ben Andoni: Dëmtuan rëndë imazhin e
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni komentoi përplasjen publike mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke u shprehur se kjo situatë ka sjellë zhgënjim të thellë tek qytetarët dhe ka dëmtuar seriozisht imazhin e forcave të reja politike.

“Sjellja e zotit Lapaj dhe Shabani ka lënë shumë për të dëshiruar. Ata prishën imazhin e një formacioni të ri që kishte fituar besimin e shumë njerëzve. Ka një zhgënjim të madh rreth tyre tani,” u shpreh Andoni për "News 24".

Sipas tij, ndonëse përplasja mund të jetë një leksion i rëndësishëm për dy figurat politike, dëmi i bërë është i madh dhe i prek jo vetëm ata, por edhe pritshmëritë ndaj çdo lëvizjeje të re.

“Kam përshtypjen se kjo duhet t’u shërbejë si mësim, por ajo që kanë pësuar është shumë e madhe. Sistemi që ata ndërtuan është i fortë, por çdo lëvizje e re duhet të mbështetet mbi dimensione të qarta morale,” theksoi Andoni, duke nënvizuar rëndësinë e etikës dhe transparencës në politikën e re.

 

Lini një Përgjigje