TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2024, 16:15

Pazari 480 milionë Euro për Porto- Romano; kryeministri e bëri publik 5 ditë para shpalljes së tenderit

Shkruar nga Pamfleti

Para shpalljes së tenderit për ndërtimin e këtij porti dhe gradimit Ministër i Mbrojtjes, drejtori Pirro Vengu, bëri tender 12 milionë Euro pa garë e ia dha firmës holandeze “Royal Haskoning DHV”, kliente e Edi Ramës, për mbikëqyrjen e punimeve të portit tregtar, kur ende nuk dihet vlera e kontratës së ndërtimit…

Pazari 480 milionë Euro për Porto- Romano; kryeministri e bëri

Në datën 26 korrik, 3 ditë para se ish-Drejtori i Portit Detar të Durrësit, Pirro Vengu, të emërohej ministër i Mbrojtjes, firmosi tenderin me vlerë 480 milionë Euro  me TVSH, për ndërtimin e Portit Tregtar në Porto Romano, ndërsa më 5 gusht shpalli garën në Buletinin e Prokurimeve.

Por 5 ditë para se tenderi të shpallej zyrtarisht, e bëri publik vetë Edi Rama, madje deklaroi se në Drejtorinë e Portit, kanë paraqitur oferta 15 kompani të huaja, kur ligjërisht aplikimet janë sekret, ndërsa pranimi i ofertave filloi nga data 5 gusht deri më 16 shtator 2024.

Mjafton ky fakt, për të krijuar bindjen, se dhe tenderi 480 milionë Euro me TVSH, do jetë pazar dhe aferë klienteliste e kryeministrit Edi Rama, siç kanë qenë PPP-të në shëndetësi, landfillet e tokat dhuruar miqve, oligarkëve, ministrave e trafikantëve si gjoja investitorë strategjikë.

Pra, kemi të bëjmë me paracaktim të kompanisë që do t’i jepet tenderi për Portin Tregtar të Porto Romanos, me gjoja garë të hapur ndërkombëtare e me shumë konkurrentë e oferta.

Madje, para shpalljes së tenderit për ndërtimin e këtij porti dhe gradimit Ministër i Mbrojtjes, drejtori Pirro Vengu, bëri tender 12 milionë Euro pa garë e ia dha firmës holandeze “Royal Haskoning DHV”, kliente e Edi Ramës, për mbikëqyrjen e punimeve të portit tregtar, kur ende nuk dihet vlera e kontratës së ndërtimit.

Mashtrim tjetër, është fakti që tenderi u caktua të bëhet me procedurë të kufizuar dhe jo të hapur direkt; me qëllim që firmat pjesëmarrëse të skualifikohen në fazën e parë pa ballafaqim ofertash, ndërsa në fazën e dytë të tenderit, të caktohet kompania që do vendos Babloku pa asnjë sqarim publik.

E njëjta skemë, u përdor në tenderin e tunelit të Llogarasë, të rrugës Kardhiq-Delvinë, të rrugës së Arbrit, të rrugës Thumanë- Kashar etj., në të cilat kanë marrë pjesë shumë kompani serioze e me oferta të ulëta, por Babloku ua dha klientëve të tij me oferta 2 herë më të larta./Pamfleti

pirro vengu porto romano babloku pazari

Lini një Përgjigje