TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2026, 19:16

Pas Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit e opozitës zhvendosen para selisë së PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit e

Pas sulmit me molotovë dhe fishekzjarre ndaj godinës së Kryeministrisë dhe Minsitrisë së Brendshme, protestuesit e opozitës e kanë zhvendosur tubimin para selisë së Partisë Socialiste.

Selia e PS-së ishte e rrethuar me policë gjë që e bëri të pamundur afrimin e tyre pranë godinës. Megjithatë kjo nuk i ndaloi protestuesit të hedhin molotovë para oborrit të selisë së PS-së. Pas këtij përshkallëzimi polciia ndërhyri me autobota dhe gaz lotsjellës gjë që bëri që protestuesit të zhvendosen sërish. 

Kujtojmë se pas përshkallëzimit të situatës para Kryeministrisë, një pjesë e turmës është larguar dhe është drejtuar në grup drejt Ministrisë së Brendshme. Edhe në këtë zonë janë shënuar incidente, ku protestues kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës dhe kordonit policor.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rimarrë kontrollin e situatës.

protesta

Lini një Përgjigje