TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 07:21

Papa Françesku fotografohet me plisin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku fotografohet me plisin shqiptar
Papa Françesku

Plisi shqiptar ka qenë në modë vitin që lamë pas dhe duket se do të jetë trend edhe këtë vit. Një prej tyre ka përfunduar edhe në duart e Papa Françeskut.

Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqiponjën dykrenore u publikua nga kryeministri Edi Rama me mbishkrimin “Foto e ditës”, ndërsa të shumtë ishin komentuesit që e cilësuan si “Fotoja e vitit”.

Ende nuk dihet se kush është autori i fotos dhe rrethanat që Papës i ra në dorë një plis shqiptar. Papa Françesku bëri në Shqipëri të parën vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës. Papa në shumë raste ka shprehur simpatinë për Shqipërinë.

 

papa françesku plisi shqiptar

Lini një Përgjigje