TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2024, 22:42

SHBA kërkon në burg të gjithë politikanët “non grata”: Ndëshkoni të korruptuarit e listës së zezë!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA kërkon në burg të gjithë politikanët “non

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan pas hekurave të gjithë personat e shpallur ‘non grata’ në rajon. Kohët e fundit DASH ka shpallur të padëshiruar shumë individë, mes të cilëve dhe personalitete nga vendi ynë.

Por teksa Sali Berisha ka marrë tatëpjetën, Uashingtoni kërkon ndjekje penale për këdo që ata kanë futur në listën e zezë.

Mesazhi u dha nga ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Reising Rajnke. Ajo tha se shpreson që vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur në listën e zezë biznesmenët malazezë Miodrag Davidoviç dhe Branislav Mićunović do të inkurajojë prokurorinë dhe gjyqësorin që t’i hetojë plotësisht ata dhe aktorë të tjerë të korruptuar. Në një intervistë për gazetën “Vijesti”, ambasadorja deklaroi se hetimi dhe ndjekja penale e drejtë dhe e paanshme e të akuzuarve për korrupsion është çelësi për ndërtimin e demokracisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar luftën kundër korrupsionit me interes themelor për sigurinë kombëtare dhe si prioritet të politikës së jashtme. Hetimi dhe ndjekja e drejtë dhe e paanshme e të akuzuarve për korrupsion nga SHBA-te janë çelësi për ndërtimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që bashkëpunojmë me institucionet malazeze të drejtësisë penale për të forcuar personelin dhe kapacitetet e tyre teknike, përfshirë ato të nevojshme për të luftuar me sukses korrupsionin dhe krimin financiar”, tha ajo.

Lini një Përgjigje