
Pamjet e protestës së organizuar para godinës së SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë zhdukur.
Kështu u shpreh gazetari Poli Hoxha, sipas të cilit, protesta para SPAK u organizuar nga vetë kryeministri Rama. Gazetari thekson se pas kësaj proteste kreu i qeverisë mor ultimatum nga SHBA dhe BE.
“Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt doli nga binarët, e lëshoi veten, bëri deklarata shumë të forta kundra SPAK e prokurorëve. Organizoi miting anti SPAK me punonjësit e bashkisë dhe automatikisht është zhdukur video e atij mitingu dhe unë këtë e kam të sigurt me një ultimatum nga ndërkombëtarët dhe posaçërisht nga BE e SHBA për atë hap që mori ai ndryshoi ra në qetësi dhe u duk sikur nuk e mbronte më Veliajn”, tha ai në A2 CNN.
Hoxha sjell në vëmendje se Veliaj i dërgoi mesazhe paralajmëruese kryeministrit përmes platformës së ndaluar TikTok.
“Nga ana e tij Veliaj i vetmi mesazh kunje e ngacmimi ishte në TikTok, i ndaluar nga kryeministri. Kur erdhi puna që u diskutua që nuk mund të vazhdohej më kështu me bashkinë, ai lëshoi një mesazh që; nëse unë flas t’i do bëhesh “breaking neës” lajmi fundit dhe ky ishte paralajmërimi apo shantazhi, kërcënimi që i ka bërë para se të merrej vendimi për këtë, por edhe këtë e hoqi të nesërmen”.
Lini një Përgjigje