TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 22:30

Neritan Sejamini: Propaganda për të ikur në fshat tregon se Veliaj nuk ia ka idenë standardeve perëndimore

Shkruar nga Pamfleti

Neritan Sejamini: Propaganda për të ikur në fshat tregon se

Analisti Neritan Sejamini duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” se Tirana nuk ka lidhje me asnjë qytet perëndimor dhe thirrjet e tij propagandistike që njerëzit të shkojnë për të jetuar në fshat tregojnë se ai nuk ia ka idenë standardeve perëndimore.

“Tirana nuk ka asgjë të përbashkët me qytetet e mëdha perëndimore, aq më pak me qytetet evropiane. Prandaj kjo propaganda se ikni në fshat se kështu e kanë qytetet e mëdha, tregon se z. Veliaj nuk e ka idenë se çfarë janë standardet perëndimore.

Ky lloj kaosi urban, ky lloj keqplanifikimi dhe keqmenaxhimi mund të ndodhë vetëm në vende të humbura.

Tirana është kryeqyteti i dy gjërave: trafikut të shkatërruar dhe të ndërtimeve. Për nivel të popullsisë dhe të sipërfaqes, mund të jetë në vendin e parë në botë.

Po të shikosh se si është organizuar transporti në Tiranë, nuk ka lidhje me transportin e një qyteti.

Gjëja më e dhimbshme me transportin në Tiranë është se duke qenë se bashkia kursen semaforët. Me përjashtim të disa pikave, në Tiranë mungojnë semaforët. Ke pika ku niveli i lëvizjes është i jashtëzakonshëm, ku ka vija të bardha. Te Fakulteti Ekonomik radha e makinave është kilometrike në disa ditë. Shiko trafikun që i vjen përqark Tiranës. Qendra e Tiranës është ndërtuar pa patur parasysh transportin, por vetëm një beton dhe trafikun që i vjen rrotull", tha ai.

Lini një Përgjigje