TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 22:07

“Hoqi edhe abazhurët nga frika e përgjimit”, gazetarja për rastin e Jetnor Zhabolit: Nuk punonte, e mbante familja me para

Shkruar nga Pamfleti

“Hoqi edhe abazhurët nga frika e përgjimit”, gazetarja

Duke komentuar rastin e 35-vjeçarit Jetnor Zhabollit në Tiranë, gazetarja Glidona Daci tha se ai kishte hequr edhe abazhurët në shtëpi nga frika se përgjoheshin. Sipas saj, bashkëshortja kërkoi në gjykatë që ai të mos dënohet por të kurohet.

Ai kishte hequr edhe ambazhuret sepse pretendonte se dikush i përgjonte. Bashkëshortes i kishte hequr të gjitha rrjetet sociale, duke i marrë edhe celularët. Ai pretendonte se bashkëshortja komunikonte.

Problematika të tilla ka shfaqur edhe kur shkonte në Krastë kur shkonte te familja. Në një moment bashkëshortja thotë se e ka goditur në shpatull pasi i ka thënë se flet me muret. Në një far mënyre ai është dhunues dhe viktimë. Bashkëshortja kërkon në gjykatë që ai të mos dënohet por të kurohet. Ai nuk punonte prej më shumë se një viti dhe e ka mbajtur familja e tij me para, pasi kishin miniera. I ka dhënë dokumente për të firmosur në mënyrë që ta angazhonin. Prej më shumë se një viti, ata lëviznin gjithmonë bashkë”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje