TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2026, 13:10

Paditi “Diellën” për imazhin, aktorja Anila Bisha thyen heshtjen: Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!

Shkruar nga Pamfleti
Paditi “Diellën” për imazhin, aktorja Anila Bisha thyen
Anila Bisha

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha, që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Aktorja ka reaguar për herë të parë për Deutsche Welle, ku shprehet se ndihet e cenuar në imazh.

“Ishte diçka shumë e rëndë sa i përket imazhit tim. Gjërat filluan të përdoreshin ndryshe…
Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme, mund t’i ndodhë edhe ndonjë kolegu tim dhe një njeriu të panjohur, është shumë e rrezikshme. Jam person publik, kam krijuar një emër shumë të bukur, publiku më donte shumë. Dua, s’dua, një pjesë që nuk do kryeministrin, më urren edhe mua, pa pasur asnjë lloj lidhjeje”, shprehet ajo për DW.

Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

anila bisha diella

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Po Anila ka të drejtë. E kisha me Kryeministrin dhe ju vërsula 'Diellës'. Diella thash në një koment këtu në këtë portal është e korruptuar.E quajta degjeneratë duke supozuar se pas atij imazhi qëndronte ndonji ministreshë, apo drejtoreshë e korruptuar dhe e taborrit epstenian të Kryeminbistrisë. Më fal Anila. Sa të thella paskan qenë këto punë moj motra.

    Lini një Përgjigje