TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 10:54

Operacioni Shqipëri-Itali, avokati Cakrani: U iniciua nga antimafia italiane, SPAK u përfshi më pas!

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni Shqipëri-Itali, avokati Cakrani: U iniciua nga antimafia
Operacioni antidrogë në Shqipëri dhe Itali

Një operacion me përmasa të mëdha i koduar "Ura" po zhvillohet në orët e para të mëngjesit në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.

Avokati Kujtim Cakrani thotë ky operacion është iniciuar nga antimafia italiane dhe jo nga SPAK. Sipas Cakranit  nga përgjimet dhe infiltrimet e policëve italianë kanë rënë në rrjet dhe shqiptarët.

'Nuk ka qenë operacion i SPAK, por i antimafias italiane e cila ka hetuar prej kohësh një grup italianësh që nga përgjimet, infiltrimet kanë rënë në rrjet dhe shqiptarët. Kjo ka qenë arsyeja pse SPAK është bërë pjesë e këtij operacion.

Ka pasur arrestime në Itali. Veprat penale janë trafik ndërkombëtar i kokainës, pastrim parash dhe abuzim me zyrën. Ky është operacion që ka nisur orët e para të mëngjesit. Italianët janë të kujdesshëm dhe po vazhdon. Janë persona të tjerë që po kërkohen.', tha avokati.

operacioni antidrogë në shqipëri dhe itali

Lini një Përgjigje