TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 10:38

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, policia merr në pyetje të ëmën dhe 12 të tjerë; pistat ku po hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, policia merr në pyetje të
Ermir Dedja

Vrasja 29-vjeçarit Ermir Dedja në mesnatën e 20 Majit në Durrës, ka shtyrë policinë e këtij qyteti të drejtojë hetimet rreth përplasjeve të bandave kriminale në qytetin bregdetar.

Dedja dyshohet si anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve.

Deri më tani hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit vazhdojnë ende pa një rezultat për emrat apo identitetin e autorëve.

Janë marrë në pyetje e ëma (pasi i ati nuk i jeton), familjarë të afërt dhe një grup shoqëror të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit që mund të çojnë policinë në zbardhjen e vrasjes.

Janë marrë në pyetje të pakten 13 persona dhe po hetohen pistat e prishjes se pazareve të drogës dhe hakmarrjes të cilat mund të lidhen me ngjarjen e 2015 dhe 2017.

Viktima Ermir Dedja, ka një të kaluar me precedentë penalë dhe njihet si shok i ngushtë i një personazhi të botës së krimit në Shijak me inicialet Astrit Avdylaj, që tashmë rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Sipas të dhënave që ka mbledhur policia e Durrësit, Dedja rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e Durrësit për akuzën e plagosjes si dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Pikërisht tregtia e drogës mes grupeve kriminale në Durrës, është pista kryesore ku është fokusuar policia, e cila deri në mesditën e sotme nuk ka pasur asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.

Në momentin e vrasjes viktima Ermir Dedja, ka qenë në ambientet e një lokali në Durrës, ku një person i vetëm ka qëlluar me automatik nga një makinë e bardhë, duke e lënë të vdekur në vend.

Të pranishmit që ndodheshin me Dedjan janë larguar të shokuar nga skena e krimit, ndërsa disa orë më vonë ata janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, duke dhënë shpjegime për atë që kishin arritur të shikonin.

Pas vrasjes makina, me të cilën lëviznin dy autorët është larguar qetësisht, ndërsa rreth 7 orë më vonë mjeti në fjalë u gjend e djegur plotësisht në zonën e fshatit Gërdec të Tiranës.

Aktualisht, Policia dhe Prokuroria e Durrësit, ka sekuestruar disa gëzhoja automatiku, pamje filmike dhe administruar disa dëshmi, por asgjë nuk ka shërbyer për identifikimin e autorëve të këtij krimit të rëndë.

ermir dedja vrasja e ermir dedjas në durrës

Lini një Përgjigje