TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2023, 11:44

Olsi Dado komandohet prokurori i ri i SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Dado komandohet prokurori i ri i SPAK

Olsi Dado është komanduar përkohësisht si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.

Dado ka lënë detyrën e drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Me kërkesë të Altin Dumanit tashmë komandohet nga KLP në prokurorinë SPAK.

Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama në Tiranë.

olsi dado spak prokuror

Lini një Përgjigje